ONM kundërshton KPK-në, kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Tiranës

Aktualitet

ONM kundërshton KPK-në, kërkon shkarkimin nga detyra të

Pozitat e gjyqtarit të Tiranës, Gerd Hoxha nuk janë aq të sigurta, ndonëse u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në zyrën e Komisionerit Publik ka mbërritur këtë të enjte një rekomandim për shkarkimin e tij. Kërkesën e ka bërë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili nuk bie dakord me vendimin e KPK-së.

Komisionerët Publikë kanë marrë në shqyrtim kërkesën e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe brenda 15 ditësh do të duhet ta pranojnë apo rrëzojnë atë. Gerd Hoxha u konfirmua në detyrë në datën 3 qershor të këtij viti.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion