Ogerta Manastirliu “indiferente” ndaj kërkesave të tyre, qindra qytetarë mblidhen sërish para ministrisë

Aktualitet

Ogerta Manastirliu “indiferente” ndaj kërkesave të tyre,

Ka kaluar një javë nga vdekja e Martin Canit, 14 vjeçari i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, pas një konflikti pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet.

Përsëri në protestë përpara Ministrisë së Arsimit janë mbledhur shoqëria civile, qytetarë e prindër për të kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirlliu.

Protstuesit kanë vendosur pankarka në gardhin rrethues të ministrisë ku shkruhet “Institucionet e papërgjeshme vrasin”, ku përgjegjës për këtë ngjarje tronditëse të gjithë qytetarët kanë bërë organet kompetente të cilët kanë dështuar në funskionin e tyre për të mbojtur jetën e nxënësve në ambjentet e shkollave.

Protestuesit i kanë drejtuar një sërë kërkesash qeverisë ku ndër to përfshihet rritja e buxhetit për arsimin, si dhe nevoja urgjente për plotësimin me infrastukturë si dhe të shërbimit psiko-social.

Kërkesat e Shoqërisë Civile:

-Shtimi i buxhetit në 5% të PBB

-Plotësimi i shkollave me infrastrukturë dhe staf mbështetës

-Rritja dhe plotësimi 100% i shkollave me psikologë, raporti 1 psikolog për çdo 200 nxënës

-Qëndrimi nxënësve në shkollë deri në 16:00, duke ofruar ushqim dhe mundësi për të bërë detyrat

-Zbatimi emergjent i rregullit për heqjen e telefonave në orën e mësimit

-Miratimi i legjislacionit për vendosjen e filtrave parandalues të përmbajtjeve me gjuhë urrejtje për fëmijët nën moshën 14 vjeç

-Krijimi i një sistemi të raportimit të rasteve ku të ndërlidhen të gjitha hallkat

-Çdo shkollë duhet të ketë oficerin e sigurisë

-Dorëheqje e menjëhershme e ministres së Arsimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion