“Nxirreni hajdutin Veliaj për zverku”/ Berisha thirrje për revoltë: Të gjithë para Bashkisë
Lideri demokrat, Sali Berisha bëri një thirrje të fortë drejtuar të gjithë demokratëve dhe qytetarëve, për të dalë masivisht në një protestë këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Ish-kryeministri pasi lëshoi një sërë akuzash për skandalin me drejtorët e Bashkisë së Tiranës, me aferën e dosjes “5 D”, bëri thirrje për “ta nxjerrë për zverku Veliajn, ta pështyni ku ta shihni, dhe për ta larguar hajdutin e poshtër nga Bashkia”.
Berisha përgëzoi gjithashtu, Belind Këlliçin, "i cili i tregoi shqiptarëve se si janë vjedhur me ndërmarrjen e drejtorëve, 30 milionë euro në dhjetëra tendera."
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia
Të dashur miq, shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës.
Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11.
Të gjithë në protestë.
A ka poshtërim më të madh për Tiranën?
A ka poshtërim më të madh për qytetarët e saj se sa një bandit, një hajdut, një i pafytyrë, pasi del vendimi i Gjykatës Kushtetuese, shkelmon mbi të dhe vazhdon të shkelë vendimin.
Qytetarë dhe qytetare, shkoni dhe pështyjeni hajdutin aty ku është.
Të dashur miq, këtë javë Belind Këlliçi, të cilin e përgëzoj, në mbrojtje të votës suaj, në përpjekjen e tij për të mbrojtur votën tuaj, iu tregoi ju dhe shqiptarëve se si janë vjedhur me ndërmarrjen e drejtorëve 30 milionë euro në dhjetëra tendera.
Iu tregoj ju dhe qytetarëve të Tiranës se si një i quajtur Redi Molla, të regjistruar një ndërmarrje me një punëtor, pa asnjë bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës.
Dhe punonjësja e tij vetë thotë se është i Lali Erit, është i vjedhës Erit.
Po si mund ta lini ju të hyjë në bashki hajduti mo? Nxirreni për zverku mo! Pështyjeni ku ta shihni.
"Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia.”, u shpreh Berisha