Nxënësi u gjet pa jetë pranë shkollës, reagon policia e Gjirokastrës: Dyshojmë se...!

Aktualitet

Nxënësi u gjet pa jetë pranë shkollës, reagon policia e

Policia e Gjirokastres reagoi me ane te nje njoftimi lidhur me vdekjen e nxenesit 21 vjecar qe u gjet pa jete prane shkolles dhe konviktit ne kete qytet.

Sipas policise, shak i ngjarjes dyshohet se eshte mbidoza nga ilacet e depresionit te cilat i perdorte i riu. 

Njoftimi:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Nxënësi gjendet pa jetë pranë shkollës në Gjirokastër

Nxënësi u gjet pa jetë pranë shkollës, reagon policia e

Një nxënës eshte gjetur pa jete pranë shkollës së mesme “Kryqi i nderuar” në Gjirokastër. Nxënësi 21-vjeçar Simon Sholla, është gjetur në ambientet e konviktit të shkollës private.

Të parët që e kanë gjetur të riun e pajetë kanë qenë shokët e tij të dhomës, të cilët kanë kujtuar se flinte.

Por kur kanë parë shenja pa jetë, kanë lajmëruar menjëherë autoritetet e shkollës private që gjendet pranë katedrales ortodokse "Lindja e Krishtit".

Në vendngjarje ka shkuar policia për të hetuar rrethanat e vdekjes së të riut, i cili studionte në shkollën e mesme private.

Nga hulumtimet e para bëhet e ditur se pranë trupit të të riut janë gjetur preparate ilaçe çka dyshohet se mund t’i ketë konsumuar tej normës.

ME TE LEXUARAT