Nuredin Dumani përballet me avokatët e të akuzuarve në gjyq: Me Gentian Sharrën grabitëm argjendarin në 2011

Aktualitet

Nuredin Dumani përballet me avokatët e të akuzuarve në gjyq:

Në seancën gjyqësore që po mbahet për procesin “Plumbi i Artë”, avokateve të të akuzuarve iu dha e drejta që ta pyesin dëshmitarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, mbi ngjarje të ndryshme.

I pari ishte Sokol Hazizaj, mes të cilëve u zhvillua kjo bisedë:

Avokati: Në cilët qytete keni jetuar?

Dumani: Jam shpërngulur nga Dibra drejt Rrogozhinës, kam shkuar në Durrës, kam lëviz vetë herë pas here. Në 2020-n kam marrë apartament në Elbasan përballë parkut.

Avokati: A i njihni rrugët?

Dumani: Varet ca rruge, deri diku i njoh.

Avokati: Gentian Sharrën nga e njihni?

Dumani: E njoh nga Talo Çela në vitin 2010.

Avokati: Në çfarë rrethanash?

Dumani: Kishte një lokal në Bradashesh, në rrugën e vjetër.  Aty kishte një servis dhe një lokal

Avokati: Çfarë profesioni kishte Sharra?Dumani: Vidhja makina dhe i çmontonte aty. Mbaj mend që kam vjedhur me Talon makinë në vitin  2011. S’e di muajin. Kam bërë shumë grabitje, por mbaj mend grabitjen në Elbasan, një argjendar, rreth vitit 2011. Unë s’e kisha parë më parë viktimën, po e kishte planifikuar Gentian Sharra. Unë kam shku vetëm ditën e ngjarjes. Gentian Sharra na tha “do ta godisja me levë hekuri”. Ishte në një parking.

Dumani: Planin e kemi biseduar tek Shtepia e Talo Çelës, e cila ndodhet ne afersi te lokalit te Gent Sharres.
Eshte nje shtepi dy katshe dhe cati, nuk ka pasur porte ka qene me rrjet.

Viktima qe e grabitem ishte trup i mbushur me i gjate se une.

Per veshjen nuk e mbaj mbaj mend. E kam degjuar emrin pasi eshte bere grabitja.

Kishte ora varse floriri diku tek 8 kg e 300 gram.

I moren shkuan te shpia e Talos dhe i kam zbardhur ne tavoline. Mjeti qe u kthen nga grabitja me benz 2500.

Dumani: Kam pas komunikime me Ilrjan Fecin. Po nuk e mbaj mend numrin.
Cantet e vjedhur nuk i mbaj mend se i ka zhduk Talo Cela.

Avokati tregon nje foto nga kamerat e sigurise.

Dumani: Se mbaj mend

 

ME TE LEXUARAT