Numri i lartë i aksidenteve/ Policia Rrugore: Do të shtohen kontrollet e policisë në akset rrugore

Aktualitet

Numri i lartë i aksidenteve/ Policia Rrugore: Do të shtohen kontrollet

Ndërsa javët e fundit numri i aksidenteve rrugore në vend ka qenë mjaft i lartë, Drejtuesi i Policisë Rrugore, Edmond Trakaj njoftoi rritjen e prezencës së policisë në akset në vend.

Në një konferencë për shtyp, Trakaj tha se është një numri i madh shoferësh që shkelin rregullat e qarkullimit ligjor, ndërsa shtoi se nën moton 'ruaj jetën dhe kuletën' do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

"Duke analizuar situatën, nisur dhe nga fakti se jemi në fundjavë dhe fluksi i automjeteve në lëvizje drejt zonave bregdetare apo pikave turistike do jetë shumë herë më i madh, Policia e Shtetit nën moton "Ruaj jetën dhe kuletën duke respektuar Kodin Rrugor", do të intensifikojë punën me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.  Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim për të ndëshkuar apo rritur sasinë e masave administrative ndaj përdoruesve të rrugës. I vetmi qëllim i yni është të shpëtojmë jetë, ndaj në mënyrë të vazhdueshme kemi punuar për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve tona. Duke kërkuar  që  çdo drejtues mjeti në radhë të parë të kujdeset më shumë për jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, Policia Rrugore informon se do të ketë prezencë të shtuar në akset rrugore, për të mbikëqyrur trafikun, për të parandaluar shkeljet dhe aksidentet dhe për të informuar dhe ndihmuar çdo përdorues rruge të mbërrijë i sigurt në destinacionin e tij, dhe nga ana tjetër nuk do të tolerojë asnjë shkelje të kodit rrugor", tha ai.

ME TE LEXUARAT