Nuk pranojnë orientimin s*ksual të vajzës së tyre, arrestohen prindërit e 19-vjeçares italiane

Aktualitet

Nuk pranojnë orientimin s*ksual të vajzës së tyre,

Dy prindër italianë të cilët nuk kanë pranuar orientimin seksual të vajzës së tyre 19-vjeçare dhe e kanë mbyllur në shtëpi kanë përfunduar në pranga.

Mediat vendase bëjnë të ditur se vajza e tyre ishte lidhur në mënyrë romantike me një 20-vjeçare në Ercolano, në provincën e Napolit.

Prindërit e moshës 47 dhe 43 vjeç kanë kërcënuar vajzat se do t’i vënë zjarrin shtëpisë së 20-vjeçares ku jetonin.


Për shkak të këtij kërcënimi, dy vajzat ishin strehuar në shtëpinë e një shoqes së tyre. Por prindërit e 19-vjeçares, kishin instaluar një GPS në celularin e vajzës së tyre dhe arritën të gjenin vajzat, madje duke u paraqitur në shtëpinë e shoqes së tyre.

Aty e kanë marrë me forcë vajzën e tyre mes britmave të të pranishmëve, i kanë rrëmbyer smartfonin nga duart, e kanë kapur nga krahët dhe e kanë tërhequr zvarrë në makinë para se të largohen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion