Nuk pranoi ndarjen, e ndoqi dhe tentoi të vriste gruan me thikë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Aktualitet

Nuk pranoi ndarjen, e ndoqi dhe tentoi të vriste gruan me thikë,

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi tentoi të vriste gruan e tij.

Sipas mediave italiane, çifti shqiptar ishin ndarë, mirëpo burri nuk e pranonte këtë fakt. Pas ndarjes bashkëshortja është larguar nga shtëpia në Toscano me tre fëmijët e mitur, duke u strehuar pranë të afërmeve të saj në Nova Siri.

Sipas autoriteteve vendase, 43-vjeçari e ndoqi dhe në momentin  që ajo doli nga shtëpia ai e sulmoi me thikë. Fatmirësisht gruaja arriti të shpëtonte, duke u plagosur në dorë.

Disa orë pas ngjarjes, shqiptari u arrestua në një zonë periferike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion