Dy viktima nga energjia elektrike/ Motra e Sokol Prekës mes lotësh: Duam mjekë! Ambulanca ishte jashtë funksionit

Aktualitet

Dy viktima nga energjia elektrike/ Motra e Sokol Prekës mes lotësh:

Duke qarë dhe mes dhimbjes për humbjen e të vëllait, motra e Sokol Prekës ka kërkuar mjekë dhe shërbim shëndetësor 24 orë në Vaun e Dejës, tre ditë pas tragjedisë ku 40-vjeçari dhe David Deda, 46 vjeç, humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike.

Familjarë të viktimave dhe banorë të zonës protestuan përpara qendrës shëndetësore, duke denoncuar mungesën e shërbimit mjekësor gjatë orëve të pasdites dhe natës.

Mes lotësh, motra e Sokol Prekës ngriti akuza se dy viktimat nuk e morën në kohë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas saj, natën kur ndodhi tragjedia, autoambulanca e Vaut të Dejës ka qenë jashtë funksionit.

Protestuesit kërkojnë që situata të ndryshojë dhe qytetarët të kenë mundësi të marrin ndihmë mjekësore në çdo orë. Sipas banorëve, pas orës 16:00, për të gjithë qytetin e Vaut të Dejës dhe zonat përreth nuk ka mjek në dispozicion, por shërbimi mbulohet vetëm nga dy infermierë.

Bashkia Vau i Dejës ka rreth 50 mijë banorë dhe pikërisht numri i lartë i qytetarëve që mbulohen nga kjo qendër është një nga argumentet e protestuesve për forcimin e shërbimit shëndetësor.

Ata kërkojnë që qendra shëndetësore të marrë statusin e urgjencës mjekësore, të ketë mjek edhe gjatë pasdites dhe natës, si dhe të ofrojë shërbim të plotë urgjence për banorët e qytetit dhe zonave përreth

ME TE LEXUARAT