Nuk ka mbaruar dimri! Reshjet e dëborës zbardhin Gjirokastrën dhe Shkodrën

Aktualitet

Nuk ka mbaruar dimri! Reshjet e dëborës zbardhin Gjirokastrën dhe

Duket se dimrit ende nuk i ka ardhur fundi. Reshjet e dëborës kanë zbardhur disa qarqe të vendit.

Zonat të cilat ndodhen mbi 800 m janë mbuluar nga bora në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, duke na dhënë një pamje panoramike.

Qafa e Çajupit drejt Zagorisë ka rreth 5 cm borë, por është e kalueshme për mjetet që përshkojnë fshatrat e krahinës.

Po ashtu territori i bashkisë Shkodër në lartësinë mbi 1300 metra është përfshirë nga reshjet e borës

Aksi Bogë – Theth është i hapur për qarkullimin, ndërkohë që strukturat e emergjencave janë në terren për te mbajtur të kalueshëm këtë aks.

Po ashtu mali i Dajtit është zbardhur nga dëbora këtë mëngjes të së martës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion