"Nuk i kam kërkuar takim Ilir Metës", Monika Kryemadhi: Marrëdhënia bashkëshortore ka mbaruar

Aktualitet

"Nuk i kam kërkuar takim Ilir Metës", Monika Kryemadhi:

Monika Kryemadhi u shpreh për gazetarët pas daljes nga seanca e Apelit të GJKKO-së se nuk i ka kërkuar takim Ilir Metës.

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e shkallës së parë për të dy, teksa Kryemadhi tha se mediat e nxjerrin lajmin se ka kërkuar takim për klikime.

"Unë nuk i kam kërkuar takim Ilir Meta. Marrëdhënia bashkëshortore ka mbaruar. Të njëjtin lajm e hedhin disa herë për klikime.

Në marrëdhënie me fëmijët, janë të rritur tashmë, nuk ka arsye të bëjnë ndarje mes nënës dhe babait.

Nuk janë ndryshe nga fëmijët e tjerë. Do e kalojnë, do e përballojnë.

Do bëj disa kallëzime shumë të bukura për të gjithë", tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion