“Nuk garantohet liria e shprehjes”- Organizatat e mediave u bën thirrje deputetëve: Mos e votoni projektligjin për shpifjen

Aktualitet

“Nuk garantohet liria e shprehjes”- Organizatat e mediave u bën

Organizatat e mediave kanë reaguar sot lidhur me nevojën për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes në Kodin e ri Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në një deklaratë para Kuvendit pak para nisjes së seancës plenare, ata u kanë bërë thirrje deputetëve, të mos i votojnë ndryshimet pasi nuk përmbushin standardet e Bashkimit Europian.

“Çdo përpjekje për të rregulluar profesionin sjell pasiguri juridike dhe frenon lirinë e shprehjes. Kjo nismë frenon edhe aktivistët e shoqërisë civile për t’u shprehur. Këto nuk janë shqetësime vetëm tonat, por edhe të shumë strukturave të tjera. Duam të theksojmë se reforma për dekriminalizimin nuk i zgjidh të gjitha sfidat.

Kërkohet një reformë më e gjerë, që përfshin kushte më të mira pune dhe mbrojtje nga presionet politike. Kërkohet një agjendë më e thellë dhe jo ndryshime të cekëta. Kërkojmë që mazhoranca dhe deputetët e Kuvendit ta përmbyllin këtë reformë në mënyrë të plotë”-deklaroi për mediat Blerjana Bino, përfaqësuesja e Organizatës së Medias.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion