Nuk deklaronin xhiron reale/ Tatimet zbarkojnë në supermarkete, kapen dhjetëra shkelës

Aktualitet

Nuk deklaronin xhiron reale/ Tatimet zbarkojnë në supermarkete, kapen
Për të shmangur abuzimet me çmimet e produkteve ushqimore administrata tatimore ka nisur kontrolle në supërmarketet e Tiranës. 

Në disa supermarkete ëshët vërejtur se çmimi i paguar në kasë për produktet ishte i ndryshëm nga ai që konsumatori shihte të afishuar në raft.

Po ashtu disa problematika të tjera që u konstatuan ishin mallrat pa faturë tatimore, moslëshimi i faturës tatimore apo autofaturës, si dhe mosafishimi i listës së çmimeve.

Administrata Tatimore thotë se në lidhje me këto shkelje vijojnë verifikimet ndërsa është administruar edhe dokumentacioni kontabël i subjekteve të kontrolluara.

Qytetarët ftohen të tregojnë kujdes gjatë blerjeve dhe të kontrollojnë çmimin e produktit në raft me atë që shfaqet në faturë apo në kasë.

Task Forca e Administratës Tatimore kreu verifikime në 4 subjekte tregtare në Tiranë ku konfirmuan 11 shkelje të legjislacionit tatimor.

 
Sipas tatimeve denoncimet e qytetarëve mbeten një nga mënyrat kryesore për të evidentuar problematikat dhe për të ndihmuar në garantimin e transparencës dhe respektimit të rregullave në treg.

Këto kontrolle vijnë njëkohësiht me prezantimin e nismës “Price Watch Albania”,e cila synon më shumë monitorim dhe transparencë për çmimet e produkteve ushqimore bazë.

Me anë të kësaj platforme e cila pritet të lançohet së shpejti qytetarët do të mund të shohin çmimin e një produkti në biznese të ndryshme dhe të zgjedhin se ku mund ta blejnë atë me një çmim më të favorshëm./abcnews.al/

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion