Njëri ra nga kati i shtatë i pallatit, tjetri u gjet në kanal/ Humbin jetën 2 të moshuarit në Shkodër
Lajmifundit
/
19 Tetor 2023, 16:00
Aktualitet

Dy ngjarje të rëndë janë shënuar këtë të enjte në Shkodër.
Rreth orës 12:45, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte, shtetasi Z. I., 74 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Ndërsa reth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj.
Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Grupe hetimore vijojnë të punojnë për të sqaruar rrethanat e këtyre ngjarjeve.


