“Njerëzit mendojnë se fajin e ka vajza që përdhunohet”, Luarasi: T’u them “ju rëntë te fëmija juaj”...

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë nga pesë meshkuj është një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur së fundmi në vendin tonë.
U zbulua se këta pesë persona kishin disa muaj që abuzonin me vajzën e mitur dhe e shantazhonin në mënyrë që ta kishin në kontroll dhe ajo të mos tregonte apo të ishte gjithnjë e gatshme për ta. Pedagogia e njohur Iris Luarasi është përmbajtur disi, dhe pse ka qenë shumë e revoltuar në emisionin “Open”.
Ajo ngre një problem social, duke thënë se pas ngjarjes së rëndë, është opinioni publik që nuk reagon, dhe kur reagon bën me faj viktimën dhe jo abuzuesit.
Iris Luarasi: Ka shumë njerëz që mendojnë se fajin e ka e abuzuara, femra, konsiderohet e përdalë. Unë s’do doja t’i thoja ju raftë te fëmijët tuaj, por ky njeriu po sikur t’i ndodhte këtij do kishte të njejtën sjelle që kanë tani? Ka shumë që thonë se vajza i ka joshur ata janë djem të mirë, në fshat thuhet fajin e ka e mitura dhe nuk është kjo viktimë, por ata janë viktima. Janë njerëz të nderuar që ranë në grackën e një 15-vjeçareje. Në një situatë të tillë bëhet ferrë jeta e vajzës dhe gjithë familjes.


