“Një person i tretë e...”, vrasja e Martin Canit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Djali im po lufton me jetën

Fiqiri Meçe, babai i 14-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë me thikë në sherrin ku humbi jetën shoku i tij Martin Cani, vijon të theksoj se autorë të krimit kanë qenë dy dhe jo vetëm 14-vjeçari Mario Përlleshi.
Ai, theksoi, se ka dëshmuar edhe në Polici, pasi bazuar në deklaratat e djalit të tij, autorë kanë qenë dy persona.
“I them që policia të bëj punën ë vet dhe drejtësia të bëj punën e vet. Fal zotit më në fund u bindën që paska dhe një person të dytë.
Nuk besoja se do zbulohej e vërteta se po shikoja që gjërat po manipuloheshin se po të ishte e rregullt që në fillim do as unë do të kisha folur që shteti të bëj punën e vet.

Duke qenë se pashë që gjërat po manipuloheshin, prandaj dola dhe fola nxora dhe djalin që të deklaroj se ka një person të dytë dhe personi i dytë është me armë", u shpreh Fiqiri Meçe, babai i Luisit në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH.
I pyetur nga gazetarja nëse ka ndjerë frikë për denoncimin, Fiqiri Meçe është shprehur se nuk ka kërkuar hakmarrje por autorët të marrin dënimin e merituar.
“Pse do të kem frikë, djali im po lufton me jetën, më të shtrenjtë se fëmijën nuk e llogarisë jetën time, prindi bën gjithmonë më të mirën për fëmijën. Unë nuk kam kërkuar hakmarrje por shteti të bëj punën e vet, të marri dënimin që meriton nëse është i pafajshëm të dali”, tha Fiqiri Meçe.
Ai theksoi se djali nuk ka parë person të tretë por pohon se dikush e ka ngritur peshë por pa arritur ta identifikoj se cili ishte personi i tretë.
“Nuk e ka parë djali personin e tretë madhor, ai e ka ngritur se e ka parë që është më i madh më i fuqishëm dhe nuk ka arrit ta identifikoj kush është personi.
Djali nuk më ka dhënë shumë sqarim për këtë se nuk jemi interesuar për të, interesi ishte për dy personat që kanë marrë pjesë dhe kanë qenë të dy të armatosur kur e kanë goditur, kurse për personin e tretë më tha që nuk e mbaj mend, nuk e ka fiksu si fytyrë por më ka ngritur dikush nga prapa dhe skam arrit ta dalloj.
Luisi ka qenë mes dy çunave dhe e ka ngrit Luisit që ta dëmtojë jo ta shpëtoj. Shumë mirë ai mund të merrte ato ti spostonte s’kishte pse të ngrinte këtë në ajër sepse çuni ka pas vetëm duart në xhepa, asgjë tjetër. Unë di që kur shkohet për të shuar një sherr ndalohet agresori, pse ka ngrit çunin tim në ajër”, u shpreh babai.


