Një nga bashkëpunëtorët e efektivit të RENEA-s i dënuar për trafik droge, sapo kishte dalë nga burgu

Aktualitet

Një nga bashkëpunëtorët e efektivit të RENEA-s i

Ky është Ded Nimani, i arrestuar sot nga policia e shtetit gjatë operacionit antidrogë të koduar "Baron", ku u sekuestruan 1 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Mësohet se ai nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu, pas kryerjes së dënimit për trafik droge.

Bashkë me të u arrestuan dhe efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi dhe Luan Gaçi.

Kapja e tyre është bërë në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit. Efekti i RENEA-s Liçi dhe shtetasi Ded Nimani janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi me një pako lëndë narkotike kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i  kaluan Prokurorisë  së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion