Një i vdekur dhe 4 të plagosur në "Don Bosko", policia zbulon dinamikën e ngjarjes

Aktualitet

Një i vdekur dhe 4 të plagosur në "Don Bosko", policia

Policia jep detajet e para nga ngjarja e rëndë në Don Bosko, ku të paktën 4 persona janë plagosur dhe një tjetër ka mbetur i vrarë brenda lokalit.Mësohet se shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç. Bëhet me dije se autorët janë larguar me një automjet tip "Mercedes-Benz"

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në "Don Bosko", në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip "Mercedes-Benz".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT