Një ditë pas përballjes së fortë me deputetët në Kuvend, SHBA mbështet kreun e SPAK, Altin Dumani

Aktualitet

Një ditë pas përballjes së fortë me deputetët

Nje dite pas perballjes me deputetet e opozites ne Kuvend pas raportimit vjetor, kreu i SPAK Altin Dumani dhe stafi i tij kane marre mbeshtetje nga Ambasada e SHBA ne Tirane.

Kjo e fundit, njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë.

Së fundmi, OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për strukturën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shkodër.

Së bashku me përfaqësues nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Shtetit (OPDAT), Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të SPAK-ut.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion