“Nivica gati për sezonin turistik”, Rama publikon pamje nga resorti ekologjik në vend (Video)
Lajmifundit
/
12 Maj 2021, 08:24
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në Facebook, me një investim në natyrë, për sezonin veror. Bëhet fjalë për resortin ekologjik në Nivicë, që sipas kryeministrit, është investuar nga Suedia.
“MIRËMËNGJES
ja edhe rezorti ekologjik i investitorëve suedezë në Nivicë që po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon"
Kryeministri Edi Rama është zgjedhur për herë të tretë të jetë në krye të pushtetit. Ai ka premtuar të përfundojë një sërë punësh, që i kishte nisur gjatë mandatit të dytë, por që sipas tij, janë lënë përgjysmë për shkak të tërmetit dhe pandemisë botërore.


