Nisin zgjedhjet në Diasporë, ja kush është shqiptari i parë që votoi jashtë kufijve!

Kreu i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka bërë me dije se sot në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, ka marrë fletën e votimit nga KQZ.
Celibashi thotë se ky votues është me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër.
"Votimi nga jashtë ka nisur! Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!
Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025", njofton Celibashi.


