Nisin punimet në kryqëzimin e Qafë-Thanës, pritet lehtësim i trafikut
Lajmifundit
/
4 January 2022, 15:44
Aktualitet

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se në kryqëzimin e Qafë Thanës kanë filluar punimet rehabilituese për ndryshimin gjometrik të kryqëzimit dhe për riparimin e shtresave asfaltike.
Gjithashtu punimet kanë nisur edhe për ndërtimin e ishujve të trafikut, për vendosjen e ndriçimit në nyje, për rifreskimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale si dhe për vendosjen e guardreilit.
Këto punime do të lehtësojnë qarkullimin e mjeteve dhe do të rrisin nivelin e sigurisë rrugore.