Nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit me vaksinën kineze, Manastirliu mbërrin në sheshin "Skënderbej"
Lajmifundit
/
2 April 2021, 15:36
Aktualitet

Ka nisur vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit, të cilët do të marrin vaksinën kineze, Sinovac.
Në sheshin "Skënderbej" ka mbërritur edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila po monitoron vaksinimin. Ndërkohë, më herë gjatë ditës së sotme, Manastirliu bëri me dije se ditën e nesërme do të fillojë edhe vaksinimi i policëve.

