Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

Aktualitet

Nis protesta e opozitës para Kryeministrisë

Ka nisur “Foltorja e opozitës” para godinës së Kryeministrisë, ku janë mbledhur mbështetës të Partisë Demokratike.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, më herët deklaroi se kjo foltore do të vijojë pa ndërprerje deri në largimin e Edi Ramës dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Kjo do të jetë foltorja e qytetarëve që duan të shprehin problemet e tyre, të cilat qeveria refuzon t’i dëgjojë,” tha Berisha.

Foltorja e kësaj të hëne përkon me 8 dhjetorin e 1990-ës, Ditën e Rinisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion