Ngacmonte kalimtarët rrugës, arrestohet i riu në Itali

Aktualitet

Ngacmonte kalimtarët rrugës, arrestohet i riu në Itali

Një 36 vjeçar me shtetësi shqiptare është arrestuar nga policia italiane, në Fossombrone, Itali, për ngacmim. I riu ka ngacmuar kalimtarët, kryesisht vajzat.

Arrestimi është bërë rreth orës 22 të ditës së djeshme, teksa disa vajza të ulura në një lokal, ngacmoheshin nga i riu, kanë telefonuar menjëhërë policinë.

Forcat policore mbërritën menjëherë në vend, duke u përpjekur si fillim për ta qetësuar të riun, por ky i fundit është kthyer me dhunë dhe rezistencë ndaj zyrtarëve.

Dyshohet se shkak i gjendjes së tij është abuzimi me alkoolin.

Këtë mëngjes u zhvillua seanca e vlerësimit, në rezultatin e së cilës i riu u la i lirë në pritje të gjyqit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion