Nga Suel Çela tek i vëllai, zbardh emrat e 21 masave të sigurisë (Emrat)

Aktualitet

Nga Suel Çela tek i vëllai, zbardh emrat e 21 masave të

Një gjyqtare në detyrë gjatë kryerjes së krimit, Pajtime Fetahu, një zyrtar i lartë policie, Dedan Gjoni, avokatja që mbronte grupin e Suel Çelës dhe 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë mes 21 masave të sigurisë si pjesë e një mega operacioni të SPAK për të shkatërruar grupin kriminal me shtrirje ndërkombëtare të dyshuar se drejtohet nga Suel Çela në Elbasan.

21 Masat e Sigurisë

Marjus Lulaj (alias Suel Çela),

Mario Çela,

Xhino Roka,

Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja),

Sergej Hasanpapaj

Bruno Hazizolli

Ledio Zabeli,

Marsel Roka,

Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku),

Preke Kodra,

Fuad Verzivolli,

Metin Mehja,

Renato Hasani,

Skender Sufaj,

Pajtime Fetah,

Dedan Gjoni,

Marsel Shega (alias Bujar Shega),

Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa),

Blerina Beqiri,

Elton Qyno

Artan Hoxha

Arrest me burg Suel Çelës e vëllasë

Arrest me burg është firmosur edhe për Suel Çelën, i cili rezulton në kërkim prej majit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Mësohet se është lëshuar masë arrest me burg edhe për Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës. Një pjesë e masave të sigurisë u është komunikuar të akuzuarve në burg, ndërsa një pjesë tjetër mësohen se janë ekzekutuar jashtë vendit. Në pranga, në Milano ka rënë edhe biznesmeni Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Ëonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.

Hetimi për këtë grup kriminal të organizuar udhëhiqet nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani. 19 urdhërarreste, 18 në burg dhe një në shtëpi, janë të konfirmuara nga GJKKO. Mes të burgosurve është edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila teksa mbante togën e zezë i shërbente krimit. Kjo është masa e dytë për Fetahun, pasi ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në dosjen e grupit të Çopajve po në Elbasan.

Gjithashtu tjetër arrest me burg për Dedan Gjonin, ish-shefin e Krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, i cili është dënuar me 4.8 vite burg për planin për vrasjen e Xhevdet Plakut, si edhe i akuzuar në dosjen “Metamorfoza 2″, ku në skenë del edhe Erzen Breçani.

Detyrim paraqitje GJKKO ka vendosur për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët të dy janë paraqitur këtë të hënë vetë në Prokurorinë e Posaccme për ekzekutimin e masës së sigurisë. Qyno është nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat, ndërsa Artan Hoxha ka akuzën e rëndë si pjesëmarrës në organizatë kriminale. E vetmja në masën e sigurisë “arrest shtëpie” është Blerina Beqiri, avokatja e anëtarëve të grupit të Suel Çelës, i njohur ndryshe si Marjus Lulaj, në kërkim për disa vepra të rënda kriminale.

Report Tv ka mësuar se janë kontrolluar një sërë banesash, kryesisht në qytetin e Elbasanit, ish gjyqtarësh, përfshirë edhe atë të ish-kreut të togave të zeza në Elbasan Zihni Shahu dhe Taulant Tafës, ndërsa kontrolleve nuk i kanë shpëtuar edhe 2 ish-prokurorë.

Dyshohet se kanë dhënë vendime korruptive duke favorizuar Suel Çelën dhe grupin e tij. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës. Operacioni po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC, ku ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në një bisedë për zbutjen e një mase sigurimi personal.

Në kuadër të këtij operacioni janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Tirane. Operacioni është ende në zhvillim e sipër. Dyshohet si të përfshirë në trafik drogë dhe ngjarje kriminale. Operacioni po ekzekutohet nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Tiranës.

‘Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi – 1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme’, thane burime për gazetaren Keti Banushi.

Vetë Prokuroria e Posaçme ka sqaruar se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim, ndërsa një njoftim ezauruar pritet të martën, me qëllim ruajtjen e integritetit të operacionit.

Zihni Shahu ka mbajtur postin e kryetarit të gjykatës së Elbasanit për 10 muaj deri në 10 shtator 2020 kur dha dorëhenqjen. Pajtime Fetahu dha dorëheqjen më 2022 nga posti i gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ me vendim të GJKKO-së me 2 Gusht 2024 për dosjen Çopja pasi po hetohet për korrupsion. Masa u vendos në kuadër të operacionit ‘Plumbi i artë 2” që zbuloi dhe aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan.

Kush është Suel Çela?

Suel Çela u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Suel Çela rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Celën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit. Ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në shtator 2017 kur dolën pamjet e Audit të zi, të blinduar që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash, ndërsa dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes. Suel Çela rezulton ‘fukara’ pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në 2017.

ME TE LEXUARAT