Nga burgim i përjetshëm në dënim 35 vite për vrasje/ Eugert Merizaj do të ekstradohet në Shqipëri

Gjykata e Apelit në Tiranë ka pranuar kërkesën për konvertimin e dënimit të Eugert Merizajt nga burgim i përjetshëm në 35 vite heqje lirie. Duke qënë se, prokuroria nuk ka paraqitur rekurs, 35-vjeçari pritet të transferohet për të vuajtur dënimin në Shqipëri.
Ky vendim vjen pas kundërshtimit të autoriteteve britanike ndaj një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Fierit, i cili parashikonte 32 vite burg. Në vendimin e zbardhur, Apeli argumenton se dënimi i dhënë nga shkalla e parë binte ndesh me marrëveshjen dypalëshe që rregullon transferimin e të dënuarve.
Sipas britanikëve, kjo gjë mund të sillte në Shqipëri lirimin e mëvonshëm të vrasësit dhe me këtë argument kanë kërkuar apelimin. Duke pranuar shqetësimin e tyre, gjykata e apelit vëren se mungesa e një qëndrimi të unifikuar institucional rrezikon të mos i shërbejë qëllimit që është bashkëpunimi ndërkombëtar.
Njohja e dënimit të Merizajt është kryer në kuadër të marrëveshjes dypalëshe, e cila ka mundësuar transferimin e dhjetëra shtetasve shqiptarë nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë. Që nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, parashikohet transferimi i rreth 200 të dënuarve, procesi i të cilëve kalon përmes seancave gjyqësore për njohjen e vendimeve të marra nga drejtësia britanike.
Si ndodhi ngjarja?
Merizaj u ekstradua nga Belgjika ku u arratis shtatorin e kaluar. Ai bleu një sëpatë, lidhëse kabllosh dhe litar që ishin planifikuar për tu përdorur në vrasje, pavarësisht se kjo gjë nuk ndodhi.
Merizaj gjithashtu bëri tre udhëtime në Hartlepool me anëtarë të tjerë të bandës dhe ishte jashtë shtëpisë kur Hussein u vra. Ai nuk është personi që e qëlloi Hussein, pork a marrë pjesë në krim dhe është trajtuar nga drejtësia njësoj si anëtarët e tjerë të grupit.
Ngjarja ka ndodhur në 14 shtator të vitit 2019. Tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt, Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku u shpallën fajtorë për vrasjen e Hussain, por u liruan pas një gjyqi në janar të vitit të kaluar. Personi i katërt që u gjykua për vrasje është Anxelo Xhaferi, 25 vjeç, por edhe ky u lirua nga të gjitha akuzat.