Nga Brukseli në Tiranë, protestuesi: Kjo klasë politika na ka mbajtur peng 35 vjet! Janë të njëjtët figura

Aktualitet

Nga Brukseli në Tiranë, protestuesi: Kjo klasë politika na ka

Një emigrant shqiptar i ardhur nga Brukseli është bërë pjesë e protestës kundër kryeministrit Rama në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike shqiptare dhe dominimit të figurave të njëjta prej dekadash.

Ai tha se ka lënë Shqipërinë që në fëmijëri dhe se rikthimi i tij në protestë lidhet me bindjen se vendi ka nevojë për një ndryshim të madh politik.

“Kam ardhur nga Brukseli sepse ka ardhur koha që shqiptarët të reagojnë. Kjo klasë politike na ka mbajtur peng për 35 vite. Më vjen keq që edhe sot shoh ende të njëjtat figura politike në ekran”, u shpreh ai.

Protestuesi solli si shembull Belgjikën, ku sipas tij ndryshimet politike ndodhin më shpesh dhe figura të reja marrin përgjegjësi, ndërsa në Shqipëri skena politike mbetet e dominuar nga të njëjtët emra.

Ai tregoi edhe një rast personal, duke thënë se edhe fëmijët e brezit të ri jashtë vendit janë rritur duke parë të njëjtat figura politike në Shqipëri.

Në fund, emigranti u bëri thirrje bizneseve dhe figurave publike, përfshirë artistët, që të angazhohen më shumë në çështjet shoqërore dhe politike.

Protestuesi: Unë kam pasur fatin të njoh njerëz me pushtet, kam një biznes ku kam pasur lidhje me politikanë në Belgjikë, por në çdo 4 vite kam parë njerëz të tjerë atje, qofshin ambasadorë, komisionerë, etj. Në Shqipëri këtu shohim gjithnjë të njëjtët njerëz dhe figura. Fëmija im 5 vjeç thotë ‘doli Berisha, doli Rama’. Edhe atij i është ngulitur në kokë se vetëm këta jetojnë në Shqipëri.

U lutem të gjithëve që kanë dhe një biznes, për të shpëtuar këtë komb, për të mbështetur këtë lëvizje, që e shohim për herë të parë. Edhe artistët që mbushin sheshet, ku jeni? Pse paskeni nevojë vetëm për lekë të thërrisni njerëzit në koncerte? Dilni këtu, kjo është e ardhmja jonë,” përfundoi ai.

ME TE LEXUARAT