Nga 5 vjeç në klasë të parë, hapat që duhen ndjekur nëse refuzohet regjistrimi

20 korriku është data e fundit e regjistrimit të fëmijëve në klasa të para dhe të 10-ta. Procedura kryhet përmes e-Albania, aty janë të afishuara të gjitha hapat që duhet të ndiqni. Është e rëndësishme që fëmijët të regjistrohen pranë qendrës së banimit, për të shmangur mbipopullimin në klasa.
Procesi i regjistrimit është i ndarë në disa faza. Brenda 4-5 ditë pas kryerjes së procedurave online, plotësimit të dokumentacioneve vjen dhe përgjigja nga shkolla për pranimin ose jo të fëmijës në shkollën përkatëse.
Shumica e prindërve synojnë shkollat më të mira, ndaj procesi është i ndarë në disa faza.
- Advertisement -
Për të gjithë ata që kanë marrë një përgjigje negative, procedurat do të jenë njësoj si një vit më parë. Brenda muajt Gusht, do të kryet dhe faza e fundit e regjistrimit të fëmijëve.
Në rastin tjetër kur, fëmija është pranuar nga shkolla, do duhet të bëhet dorëzimi në sekretarinë e shkollës së kartelës së vaksinimit, jo më shumë se 10 ditë nga nisja e vitit të ri shkollor. Në të kundërt, procedura do të konsiderohet e lënë pezull.
Ky është viti i tretë i regjistrimit të fëmijëve online, duke hequr dorë nga metoda e vjetër e paraqitjes në ambientet e shkollës.
Risia e këtij viti është fakti që përherë të parë fëmijët që i kanë mbushur 5 vjeç mund të shkojnë në klasë të parë, me kush që brenda vitit të mbushin moshën 6-vjeçare. Megjithatë kjo është në dorë të prindërve nëse duan të presin dhe një vit që fëmija i tyre të nisë shkollën.


