Nëna e Martinit: Shkolla fajtore për ngjarjen, nuk më njoftuan për sherrin

Aktualitet

Nëna e Martinit: Shkolla fajtore për ngjarjen, nuk më njoftuan

Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra pranë shkollës “Fan Nolit” ka shprehur dyshimet e saj se ngjarja po manipulohet.

Florina Cani në emisionin ‘Opinion’ u shpreh se Martini ishte “busulla e familjes” për të cilin ajo la punën në arsim vetëm për të rritur djalin e saj, Martinin.

Nëna e Martinit tregoi edhe momentin kur e mori vesh lajmin e trishtë. Cani tha se nuk e ka mësuar shkakun e sherrit të djalit të saj, ndërsa shprehet e trishtuar që mësuesja dhe drejtoria e shkollës nuk e ngushëlluan.

“Unë e them me shumë nga thellësia e shpirtit faji është nga porta e shkollës. Mua duhet të më kishin lajmëruar për sherrin e të premtes.

Patjetër që ata e dinin. Duhet të më kishin njoftuar në telefon. Mësuesja kujdestare, unë isha vetë mësuese dhe pa i përcjellë fëmijët nëpër rrugica nuk ikja në shtëpi.

Unë kam dy fëmijë edhe kanë të njëjtin gjak edhe kur ziheshin unë do të rija 1 orë rreth shtëpisë nëpër dhoma për ti parë se mos ziheshin prapë dhe jo dy fëmijë që nuk njiheshin dhe ata i bashkuan aq shpejtë.

Si ka mundësi që bashkohen ata fëmijë aq shpejt. Mua më lind kjo dhe kështu e logjikoj, që nuk mund t’i bashkosh aq shpejt.

Nuk e kam mësuar shkakun e sherit sepse mësuesja kujdestare nuk më ka telefonuar dhe nuk më ka ngushëlluar.

As drejtoria e shkollës. As nuk kanë ardhur dhe kur më morrën në telefon pas një jave nuk i pranova unë. Kështu e logjikova unë. Pas një jave çfarë kuptimi kishte kur unë e kisha humbur djalin dhe unë nuk kisha marrë asnjë njoftim nga ato” – tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion