“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, Rama ndan detaje nga takimi me shqiptarët e diasporës

Aktualitet

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, Rama ndan

Kryeministri Edi Rama në vijim të turit të bashkëbisedimit me diasporën do të zhvillojë ditën e sotme (24 nëntor) një takim me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe.

Kreu i qeverisë do të takohet në Londër në sallën “Cooper Box Arena”, me shqiptarët e diasporës, një sallë e cila ka një kapacitet prej 8 mijë vendesh.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë po vetë kreu i qeverisë ka publikuar mbrëmjen e djeshme pamje nga salla ku do të mbahtet takimi ndërsa shkruan se çdo gjë është gati.

 “Gati shqipe, ready to go! Mirëutakofshim nesër”, u shpreh ai.

Për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve. Më herët, kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion