Në pranga 24-vjeçari në Berat, shpërndante lëndë narkotike në lagje të ndryshme të qytetit

Aktualitet

Në pranga 24-vjeçari në Berat, shpërndante lëndë

Në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, Policia e Beratit ka arrestuar 24-vjeçarin Mateos Lamaj për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, u identifikua dhe u arrestua Lamaj, i cili shiste lëndë narkotike në qytetin e Beratit. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan dhjetra doza kanabis, një sasi kanabisi në formë boçeje, si dhe një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Po ashtu, u gjetën edhe disa sende të tjera të kundraligjshme.

Në vijim të hetimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë Berat, realizuan arrestimin e Lamaj, i cili dyshohet se shiste lëndën narkotike në lagje të ndryshme të qytetit. Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion