Në kulmin e sezonit turistik, IKMT nis aksionin, ja lista e objekteve pa leje që do të shemben

Aktualitet

Në kulmin e sezonit turistik, IKMT nis aksionin, ja lista e objekteve pa

Në kulmin e sezonit turistik, IKMT ka nisur aksionin për shembjen e disa ndërtimeve pa leje në Vlorë.

Mësohet se ndërtesat do të shemben në kuadër të projektit Lungomare 3, ndërkohë që aksionin vjen në një kohë kur është kulmi i sezonit turistik.

IKMT ndalesën e parë e ka pasur në Radhimë, por dhe në Orikum, ku do të shemben 3 beach bare. Sakaq, ky aksion do të prekë edhe objekte të mëdha.

DVP Vlorë/Vijon plani operacional policor i koduar "Coastline", për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje, brenda vijës bregdetare, në qarkun Vlorë.

Ndërtoi pa leje, një objekt njëkatësh, në tokë publike, në vijën bregdetare të Radhimës, procedohet penalisht 51-vjeçarja.  

Administratorët e subjektit bar-restorant janë proceduar penalisht më parë, për vijimin e punimeve të paligjshme. 

Shembet nga IKMT, objekti njëkatësh i ndërtuar pa leje (bar-restorant).   

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Radhimë, FNSH-në, IKMT Tiranë dhe Vlorë, është kryer ekzekutimi i vendimit për prishjen e një objekti (bar-restorant) të ndërtuar pa leje në vitin 2022, në vijën bregdetare të Radhimës.  

Në vijim të veprimeve, pas prishjes së objektit me qëllim rikthimin e hapësirës publike në gjendjen fillestare, ka nisur procedimi penal për pronaren e këtij objekti me veprimtari bar-restorant, shtetasen F. M., 51 vjeçe, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.  

Operacioni policor “Coastline” dhe “Plazhi i lirë”, do të vijojë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion