Në kërkim për dhunë në familje dhe kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Durrës
Lajmifundit
/
17 July 2021, 11:06
Aktualitet

Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim. Blutë njoftojnë se Gentian Bushaj, ishte dënuar me 1 vit burg për dhunë në familje.
“Është arrestuar 44-vjeçari Gentian Bushaj, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje” gjithashtu ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””, njofton policia.