Në kërkim nga Italia, kapet në Laç 41-vjeçari me rrezikshmëri të lartë (Detaje)

Aktualitet

Në kërkim nga Italia, kapet në Laç 41-vjeçari

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia për trafikim  të lëndëve narkotike dhe vjedhje me dhunë. 41-vjeçari identifikuar si A.M, u kap nga policia në fshatin Gjormë, ndërsa pritet ekstradimi drejt shtetit fqinj.

Policia e Shtetit

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizon një tjetër operacion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

Gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 20”, u kap në Laç dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, një 41-vjeçar (shtetas shqiptar) i kërkuar nga autoritetet italiane.     

Ky shtetas akuzohet nga Gjykata e Firences, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të narkotikëve dhe për vjedhje dhe dhunë.  

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale organizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 20”, gjatë të cilit u kap në fshatin Gjormë, Laç, dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimin, shtetasi A. M., 41 vjeç, banues në fshatin Gjormë. 

 Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Vjedhja me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. 

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion