Në kërkim 22-vjeçari, policia identifikon autorin e plagosjes me thikë në Korçë

Aktualitet

Në kërkim 22-vjeçari, policia identifikon autorin e plagosjes

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës.

Sipas strukturave te rendit, është identifikuar autori i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

Korçë/Informacion paraprak

Shtetasi K. Z., 26 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se shtetasi K. Z., 26 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi J. R., 22 vjeç, gjatë një konflikti fizik.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 22- vjeçarit J. R.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT