Në katër muaj vodhi 11 mijë euro mall në dyqanin e syzeve, arrestohet 40-vjecari në Tiranë

Aktualitet

Në katër muaj vodhi 11 mijë euro mall në dyqanin e syzeve,

Nje 40 vjecar eshte arrestuar nga policia e Tiranes me akuzen se ne 4 muaj ka vjedhur 11 mije euro mall ne nje dyqan askesoresh, kryesisht syzesh.

Njoftimi: 

Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

Në vijim të punës hetimore intensive që po kryhet nga strukturat e Policisë së Tiranës, për zbardhjen e vjedhjeve dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi operacionin “Logo”.

Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E.(D.) D., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se gjatë 4 muajve të fundit, ka vjedhur në të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerë rreth 11 200 euro.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion