Denoncohen nga nëna: Në hetim mësuesja, psikologia dhe oficerja e sigurisë në shkollën 9-vjeçare në Vlorë!

Aktualitet

Denoncohen nga nëna: Në hetim mësuesja, psikologia dhe oficerja e

Një mësuese, psikologe dhe oficere e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë janë proceduar për ‘shpërdorim detyre’.

Kallëzimi është bërë nga nëna e një nxënësi, pasi dyshohet se punonjëset e shkollës nuk ndërhynë për të parandaluar një konflikt në shkollë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetaset E. H., 56 vjeçe, O. Zh., 42 vjeçe dhe A. I., 42 vjeçe, përkatësisht mësuese, psikologe dhe oficere sigurie, në një shkollë publike 9-vjeçare, pasi ka kallëzuar nëna e një nxënësi, se këto shtetase nuk kanë ndërhyrë për parandalimin dhe administrimin e një konflikti në shkollë, në të cilin janë përfshirë djali i saj dhe bashkëmoshatarë të tij.“, thuhet në njoftimin e policisë./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion