Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy prefektë, ja kush i zëvendëson

Aktualitet

Ndryshime në qeveri! Lirohen nga detyra dy zv/ministra dhe dy

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, nga e cila dolën disa vendime në fushën e ekonomisë blu, sigurisë dhe administratës publike.

Qeveria miratoi ndryshime në disa poste drejtuese dhe zëvendësministra:

Armela Baka emërohet zëvendësministre e Arsimit; Endrit Hoxha lirohet nga kjo detyrë.

Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit; Sokol Duma lirohet nga detyra.

Holta Duda emërohet prefekte e Qarkut të Shkodrës, duke zëvendësuar Majlinda Angonin.


Albana Hasanaj emërohet prefekte e Qarkut të Gjirokastrës, në vend të Odise Kotes.

Gjithashtu u bënë ndryshime në Këshillin Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës:

Viola Haxhiademi emërohet anëtare përfaqësuese e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në vend të Ermal Nufit.

Dritan Palnikaj emërohet anëtar përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në vend të Alban Mësonjësit.

Njoftimi i qeverisë:

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije disa nga vendimet dhe projektligjet e Këshillit të Ministrave të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për përcaktimin e rregullave të inspektimit për parandalimin, reduktimin dhe eleminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregullt e të paraportuar dhe krijimin e skemës së certifikimit të zënieve në peshkim.

Qëllimi dhe fusha e zbatimit

1. Ky vendim ka për qëllim vendosjen e rregullave dhe të masave të inspektimit, me synim parandalimin, reduktimin dhe eliminimin e peshkimit të paligjshëm, të parregulluar e të paraportuar (në vijim, peshkimi PPP), si dhe krijimin e një skeme certifikimi të zënieve për importin dhe eksportin e produkteve të peshkimit.

2. Ky vendim zbatohet për të gjitha aktivitetet e peshkimit PPP dhe të aktiviteteve të lidhura me të, të kryera brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Shqipërisë, të përcaktuara në ligjin nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar.

Njëherësh u vendos edhe propozimi i projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:

– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

– Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

– Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion