Ndryshime në institucionet shtetërore! Ish-zyrtarja e bashkisë Tiranë bëhet zv.ministre (EMRI)

Aktualitet

Ndryshime në institucionet shtetërore! Ish-zyrtarja e bashkisë

Me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e datës 17 mars u miratuan disa emërime dhe propozime për anëtarë në institucioneve të ndryshme.

Mes tyre ish-nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, e cila është emëruar zëvendësministre e Punëve të Brendshme.

Ruseti është e treta zv.ministre që i bashkohet kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Dy zv.ministra të tjerë janë edhe ish-deputeti socialist Xhemal Qefalia dhe ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Silva Caka.

Po ashtu i është propozuar Kuvendit për emërimin e Diana Dervishi, anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe të kandidaturës së Olta Rushaj, si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë./Shqip

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion