Ndodh sërish në Sarandë! Grupi i të rinjve rrihen me shkopinj bejsbolli, “tmerrohen” turistët

Aktualitet

Ndodh sërish në Sarandë! Grupi i të rinjve rrihen me

Një tjetër sherr brutal është regjistruar në vendin tonë, kësaj here në shëtitoren e Sarandës, qyteti i cili vlen të theksohet se përgjatë këtij sezoni veror është kthyer në një “zonë të nxehtë”, jo për shkak të temperaturave, por të ngjarjeve të dhunshme.

 Mbrëmjen e së enjtes, në shëtitoren e qytetit, disa të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as përdorimi i sendeve të forta si shkopinjtë e bejsbollit.

Lajmi është bërë me dije nga qytetarët e pranishëm në vendin e ngjarjes të cilët i kishin dërguar një video JOQ.

Siç shihet dhe në pamje të rinjtë dhunojnë brutalisht njërit-tjetrin dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur para qindra turistëve të cilët janë tmerruar.

Deri më tani nuk dihet shkaku i cili mund të ketë çuar këta të rinj deri në përdorimin e dhunës, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje pritet një reagim zyrtar nga Policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion