Ndëshkohen shoferët “rebelë” në Durrës, procedohet vlonjati që tentoi të korruptonte policinë

Aktualitet

Ndëshkohen shoferët “rebelë” në Durrës,

Policia Rrugore e Durrësit ka proceduar penalisht një 61-vjeçar nga Vlora, i cili tentoi të korruptonte punonjësit e policisë.

Blutë njoftojnë se burri tentoi t’i jepte policit 1500 lekë që të shmangte gjobën.

Në total, numri i personave të proceduar apo arrestuar ka shkuar në 10.

Njoftimi i policisë:

Shkon në 10 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar/proceduar penalisht, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale apo administrative.

Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Procedohet penalisht 61-vjeçari që ofroi para, për të mos u ndëshkuar administrativisht.

Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, një automjeti që u konstatua në rrugën “Martin Camaj”, duke lëvizur kundërvajtje.

Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i automjetit iu ka ofruar atyre 1 500 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kryen veprimet administrative dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 61 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion