Ndërtoi pa leje një kat shtesë në një pallat, arrestohet 45 vjeçari në Sarandë

Një 45 vjeçar është arrestuar për ndërtim pa leje në Sarandë. Mësohet se 45 vjeçari ka ndërtuar pa leje një kat shtesë në një pallat ekzistues në qytetin jugor për qëllime përfitimi.
Objekti pa leje është konstatuar në lagjen nr.4. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Sarandës arrestuan 45 vjeçarin banues në Sarandë.
"Ndërtoi pa leje, një objekt, në qytetin e Sarandës, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në lagjen nr. 4, Sarandë, kanë ushtruar kontroll në zonë. Nga kontrollet u konstatua se shtetasi D. L. kishte ndërtuar pa leje, një kat shtesë në një pallat ekzistues, për qëllime përfitimi.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 45 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.", njofton policia.


