Ndërtoi pa leje një banesë në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Ndërtoi pa leje një banesë në tarracën e pallatit,

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet, pasi një 57-vjeçar ka ndërtuar banesë në tarracën e pallatit duke shfrytëzuar hapësirën e përbashkët.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Frederik Shiroka”.

“Ndërtoi pa leje, një objekt, duke shfrytëzuar të gjithë hapësirën e përbashkët, taracën e pallatit, vihet në pranga 57-vjeçari.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në rrugën “Frederik Shiroka”, kanë ushtruar kontroll në zonë.

Nga kontrollet u konstatua se shtetasi S. S., kishte ndërtuar pa leje, një objekt (banesë) në taracën e një kompleksi pallati.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”“, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion