Ndërtimi i resortit në Zvërnec, zhvillohet protestë edhe në Korçë, qytetarë të shumtë mblidhen në bulevard

Aktualitet

Ndërtimi i resortit në Zvërnec, zhvillohet protestë edhe

Edhe Korça ka dal këtë të premte në protestën lokale të thirrur për atë që nisi kundra projektit në Zvërnec dhe që në median ndërkombëtare po njihet si Revolucioni i Flamingove. Qytetarët janë parë të shoqëruar nga familjarë dhe fëmijët e tyre.

Në këtë protestë është vënë re një numër i lartë qytetarësh, i cili nga dita në ditë vijon të rritet, duke treguar pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe.

Dje, qytetarët kanë paraqitur gjithashtu pesë kërkesa drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilat lidhen me çështje të ndryshme ligjore dhe politike. Kërkesat janë si më poshtë:

Dorëheqja e Qeverisë

Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë

Shfuqizimi i “Paketës së Maleve”

Anulimi i ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura

Anulimi i ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare

Protestuesit kanë theksuar se do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion