U aksidentua me motor, ndërron jetë në lule të rinisë Ildi Pajtoni

Aktualitet

U aksidentua me motor, ndërron jetë në lule të rinisë

Ildi Pajtoni, trashëgimtari i Qendrës Tregtare Pajtoni Center, ka ndërruar jetë tragjikisht. Burimet e para kanë deklaruar se ka gjetur vdekjen pas një aksidenti me motor.


Pajtoni ishte i apasionuar pas sporteve dhe në rrjetet e tij sociale shihet të ketë postuar me jet ski të ndryshëm. I riu ishte figurë publike në kryeqytet dhe ngushëllimet për humbjen e tij nga personazhe të showbizit shqiptar kanë qenë të shumta.

Ildi postonte shpesh video me një këlysh luani të cilin e kishte të tij, të bërë viral në rrjetet sociale. Lajmi tronditës ka prekur shumë të njohur të familjes Pajtoni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion