Ndërroi jetë 5 ditë pas lindjes së djalit, familjarët e 29-vjeçares akuzojnë mjekët: Ra në dysheme, sapo piu ujë

Ardita Muça, 29-vjecare, ka ndërruar jetë 5 ditë pas lindjes së fëmijës të dytë, vetëm një ditë pasi kishte dalë nga materniteti i Durrësi, në rrethana shumë të paqarta për familjarët e saj raporton balkanweb.
E reja ndërroi jetë të hënën paradite, ndërsa ishte duke pirë ujë. Të afërmit që kanë hapur dyert e mortit akuzojnë mjekët, ndërsa për të zbardhur vdekjen e të resë kanë bërë denoncim në polici dhe presin rezultatet e mjekësisë ligjore.
E reja lindi me operacion cezarian në datë 30 Qershor në spitalin e Durrësit dhe pas katër ditësh ka dalë nga spitali. Dje, pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra ne dysheme. Ndihmën e parë ja dha bashkëshorti, i cili e solli në jetë.
Ambulanca mbërriti vone dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bëri procedurën, por kërkuam që të vijë një mjek, pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku”, tregojnë të afërmit.
