Ndërroi jetë pas aksidentit te 'Ura me Harqe', 35-vjeçari drejtor i zyrës Arsimore në Kukës!

Aktualitet

Ndërroi jetë pas aksidentit te 'Ura me Harqe',

Fitor Ollomani, drejtor i zyrës Arsimore në Kukës, ka mbetur viktimë e një aksidenti të rëndë mëngjesin e sotëm te Ura me Harqe në Milot.

Burime bëjnë me dije 35-vjeçari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në drejtim të Tiranës, pasi kjo e fundit me profesion mësuese kishte sot testin e kualifikimit në matematikë.

Por përplasja me një mjet tjetër ka qenë fatale, duke i marrë jetën 35-vjeçarit, ndërkohë që bashkëhsortja e tij është dërguar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion