Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, si do të zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, si do të zgjidhet Kryepeshkopi i ri i

Një lajm i kobshëm trokiti mëngjesin e kësaj të shtune. Në orën 07:30 (08:30 me orën greke), Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ndërroi jetë në spitalin “Evangelismos” në Greqi ku prej ditësh ndodhej i shtruar dhe luftonte për jetën.

Pavarësisht përkujdesit dhe ndihmës së bluzave të bardha, Hirësia e Tij Janullatos nuk arriti të mbijetonte. Lajmi i trishtë u konfirmua dhe nga Kisha Qutoqefale e Shqipërisë.

Do të jetë Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ata të cilët ashtu si dhe sipas Statutit të Kishës do të mblidhen në vijim për të vendosur se kush do të jetë Kryepeshkopi e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Sinodi do të përbëhet nga; Hirësia e Tij, Joani – Mitropolit i Korçës; Hirësia e Tij, Dhimitri – Mitropolit i Gjirokastrës; Hirësia e Tij, Nikolla – Mitropolit i Apollonisë dhe Fierit; Hirësia e Tij, Andoni – Mitropolit i Elbasanit; Hirësia e Tij, Nathanaili – Mitropolit i Amantias dhe Hirësia e Tij, Asti – Episkop i Bylisit.

Ndërkohë, referuar Statutit të Kishës, zgjedhja e Kryepeshkopit të ri duhet të bëhet për një periudhë kohore 3 deri në 6 muaj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion