Nafta arrin në 214 lekë në Shqipëri, rreth 40 lekë më shumë sesa para luftës

Aktualitet

Nafta arrin në 214 lekë në Shqipëri, rreth 40 lekë

Këtë të enjte çmimi i naftës në tregun vendas shënoi 214 lekë për litër.

Që prej nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme nga 28 shkurti, pasojat po ndihen edhe në Shqipëri, me çmimin e naftës që vijon në rritje.

Pikat e tregtimit me shumicë në kryeqytet ndryshuan vlerat e shitjes, duke lënë pas çmimet e para krizës që varionin nga 173-175 lek për litër, deri në 214 lekë sot.

Kjo rritje e ndjeshme e çmimit të hidrokarbureve sot, vjen 24 orë pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale.

Rama tha një ditë më parë se çmimi është rritur me rreth 40% në bursa, ndërsa sipas tij, rritja në Shqipëri ka ndodhur në mënyrë të moderuar.

Shtrenjtimi i naftës vjen si rrjedhojë e rritjes së mëtejshme të çmimeve të naftës në bursë për shkak të tensioneve mes Iranit dhe Izrael e SHBA, ku u sulmuan edhe objektet e prodhimit të lëndëve djegëse. /Top Channel/

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion